Policia dërgon autoblindat në Jarinjë, kjo është arsyeja

Automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se kanë informacion që disa motoçiklistë janë nisur në këtë pikë kufitare.

Ai theksoi se autoblindat i kanë dërguar për të mos prishur qetësinë publike.

“Policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, deklaroi ai. 

Go to TOP