Pogba pajtohet me kushtet personale të ofruara nga Juventusi, do të bëhet më i paguari tek Zonja e Vjetër

Paul Pogba do të rikthehet në futbollin italian për ta veshur përsëri fanellën e Juventusit.

Pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United, ylli francez do të ribashkohet me Juventusin si një transferim i lirë.

29-vjeçari mbetet futbollist i lirë në fund të sezonit dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Djajtë e Kuq.

Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, Pogba është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Juventusi.

Reprezentuesi francez pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër, nga e cila do të fitojë 10 milionë euro në sezon duke u bërë edhe futbollisti më i paguar tek torinezët.

Përveç gjigantit italian, në garë për Pogban janë edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Real Madrid e Manchester City, por Juventus ka fituar garën për francezin.

Pogba ishte pjesë e bardhezinjve për katër vite nga 2012 deri më 2016 para se t’i bashkohet Manchester Unitedit për shumën e 105 milionë eurove.

Go to TOP