Pobega lë Milanin për Bologna-n

Futbollisti Tommaso Pobega do të largohet nga Milani, por jo edhe nga Serie A.

Pobega sipas medieve italiane, karrierën do ta vazhdojë tek Bologna, një tjetër klub i njohur italian.

Lojtari do të transferohet te Bologna në formë huazimi më të drejtë blerje në fund të sezonit për shifrën 12 milionë euro.

“Tommaso Pobega tek Bologna e kryer. Huazim më të drejtë blerje për 12 milionë euro”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, lojtari gjatë kësaj verë, ka qenë cak i disa skuadrave evropiane, por Pobega zgjodhi Bologna.


Go to TOP