Plani për qetësim i OSBE-së: Specialët tërhiqen nga veriu, kryetarët dorëhiqen në verë

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujari Osmani, ka publikuar nëntë hapat drejt qetësimit dhe normalizimit të situatës në Kosovë.

Në Twitter, ai ka thënë se këta janë hapat që i ka hartuar OSBE-ja për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Kosovë si dhe rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.

Këto janë 9 pikat, siç raporton Klankosova.tv:

Kosova dhe Serbia ri afirmojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshje bazë dhe Protokollit të Ohrit.Kosova i tërheqë forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.Policia e rregullt, me asistencën dhe KFOR-in e EULEX-in, marrin përsipër sigurinë në terren.Protestat anulohen, rikthehen funksionet dhe shërbimet komunale. Vazhdon jeta normale. U jepet aksesi punonjësve komunalë.Kryetarët e komunave dorëhiqen në verën e vitit 2023, duke shtruar rrugën për zgjedhje të hershme komunale.Zgjedhjet e parakohshme komunale mbahen këtë vit.OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin në mesin e komuniteteveOSBE-ja angazhon rininë në programet dhe proceset e pajtimitOSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.

Go to TOP