Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë
Për të shtatën herë në karrierën e tij mbresëlënëse, Lionel Messi e ka fituar çmimin më të madh individual për futbollistë – Topin e Artë.
Superylli argjentinas, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germainin, i la prapa konkurrentët e tij duke marrë 613 pikë dhe duke e kryesuar renditjen e më të mirëve.
Konkurrenti i tij më i afërt ishte Robert Lewandowski (580), i cili kishte marrë 33 pikë më pak se ish-ylli i Barcelonës.
Jorginho (460 pikë), Karim Benzema (239) dhe N’Golo Kante (186), e kanë përmbyllur top pesëshen.
Në vijim jua sjellim renditjen finale për 30 futbollistët konkurrues për Topin e Artë të vitit 2021.
Emri, Pikët, Pozita, Klubi, Përfaqësuesja
1., Lionel Messi, 613, S, PSG, Argjentina
2., R. Lewandowski, 580, S, Bayern, Gjermani
3., Jorginho, 460, MF, Chelsea, Itali
4., Karim Benzema, 239, S, Real Madrid, Francë
5., N’Golo Kante, 186, MF, Chelsea, Francë
6., Cristiano Ronaldo, 178, S, Man Utd, Portugali
7., Mohamed Salah, 121, S, Liverpool, Egjipt
8., Kevin De Bruyne, 73, MF, Man City, Belgjikë
9., Kylian Mbappe, 58, S, PSG, Francë
10., G. Donnarumma, 36, P, PSG, Itali
11., Erling Haaland, 33, S, Dortmund, Norvegji
12., Romelu Lukaku, 26, S, Chelsea, Belgjikë
13., Giorgio Chiellini, 26, MB, Juventus, Itali
14., Leonardo Bonucci, 18, MB, Juventus, Itali
15., Raheem Sterling, 10, S, Man City, Angli
16., Neymar, 9, S, PSG, Brazil
17., Luis Suarez, 8, S, Atletico, Uruguai
18., Simon Kjaer, 8, MB, AC Milan, Danimarkë
19., Mason Mount, 7, MF, Chelsea, Angli
20., Riyad Mahrez, 7, S, Man City, Algjeri
t-21., Bruno Fernandes, 6, MF, Man Utd, Portugali
t-21., Lautaro Martinez, 6, S, Inter Milan, Argjentinë
23., Harry Kane, 4, S, Tottenham, Angli
24., Pedri, 3, MF, Barcelona, Spanjë
25., Phil Foden, 2, S, Man City, Angli
t-26., Nicolo Barella, 1, MF, Inter Milan, Itali
t-26., Ruben Dias, 1, MB, Man City, Portugali
t-26., Gerard Moreno, 1, S, Villarreal, Spanjë
t-29., Cesar Azpilicueta, 0, MB, Chelsea, Spanjë
t-29., Luka Modric, 0, MF, Real Madrid, Kroaci