Pezullimi i Kanye West nga rrjetet sociale – Kim Kardashian thotë se ishte vendim i duhur

Kim Kardashian mendon se pezullimi i Kanye West nga Instagrami këtë javë ishte i duhur, pohon një burim.

Ylli televiziv, 41-vjeçare nuk pati një përgjigje ‘dramatike’ pasi zbuloi që reperi 44-vjeçar – nga i cili u shpall zyrtarisht beqare në fillim të këtij muaji – u suspendua nga rrjetet sociale për 24 orë.

“Kim e konsideroi të drejtë pezullimin, por reagimi i saj nuk ishte shumë dramatik. Ajo nuk bëri ndonjë punë të madhe nga kjo dhe bëri shaka se i duhej një pushim për një ditë”, tha një burim për People.

Kim dhe Kanye West (Foto: Reuters)

Ata e quajtën ‘mbresëlënëse’ se sa mirë po e merrte ylli i “The Kardashians” – që ndan North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç me Kanye.

“Është shumë mbresëlënëse se sa qetë është duke qëndruar. Ajo është shumë e lumtur me të dashurin e ri Pete Davidson. Fëmijët e saj janë mirë”, tha burimi, duke shtuar se po përpiqej të qëndronte e fokusuar në të gjitha gjërat pozitive në jetën e saj.

Kim dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Kim këtë kohë ka folur publikisht për herë të parë për romancën me komedianin e SNL, gjersa shtoi se është ‘në një vend të mirë’ sa i përket jetës private.

Aktori dhe producenti amerikan më parë ka qenë i përfshirë në disa romanca dashurie, si atë me Ariana Grane, Kaia Gerber, Kate Beckinsale, etj.

Go to TOP