Pesë vepra të Xhemail Mustafës u promovuan sot në Prishtinë

Në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, sot u promovua kompleti me pesë vepra të Xhemail Mustafës.

Në këtë botim përfshihen librat “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.

“Kompleti prej pesë veprave është përgatitur nga Ibrahim Berisha dhe botuar nga PEN Qendra e Kosovës”, thuhet në njoftimin e bibliotekës. /Kosova.info/


Go to TOP