Pesë të arrestuar në Komoranë, rrahen mes vete

Pesë persona janë arrestuar të martën, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në Komoran.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë përdorur shifra metalike, me ç’rast të gjithë të përfshirët në rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Komoran, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona. Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP