Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë – burri rrah gruan, djali nënën dhe vëllain

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Viti, Kamenicë dhe Prizren ku burri rrah gruan, djali nënën dhe vëllain e tij.

Prishtinë, 11.05.2022-20:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari-bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit ankuesja ka pësuar lëndime të lehta  trupore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 10.05.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti 11.05.2022-08:10. Është arrestuar  i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhune psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.  Viktima është larguar nga shtëpia dhe e njëjta ka shkuar të jetojë te familjaret e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kamenicë, 11.05.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij kosovar sipas viktimave i dyshuari vuan nga sëmundje mendore. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.05.2022-06:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Go to TOP