Perversiteti politik i Vjosa Osmanit!
Shkruan: Florim ZEQA
Mbase shumica e kosovarëve nuk e kanë të qartë, a po e mbron Vjosa Osmani Kosovën nga “antiamerikanizmi” i Albin Kurtit apo po e rrënon këtë të fundit fshehurazi në prapaskenë në emër të mbrojtjes së shtetit!?
Heshtja që flet
Heshtja e presidentes Osmani ndaj kritikave të ambasadorit amerikan dhe të tjerëve ndaj Albin Kurtit e dëshmon qartë lojën e dyfishtë që presidentja e jonë po e bën me Urën mbi lumin Ibër për ngritjen e imazhit të saj politik!
Me fjalë të tjera, Vjosa ndjehet e kënaqur kur ndërkombëtarët e kritikojnë Albin Kurtin, duke e ndjerë veten si e vetmja që punon për të mirën e Kosovës!
Thënë të vërtetën, Vjosa Osmani ka kohë që është duke ia punuar pas krahëve Albin Kurtit. Mungesa e guximit të Vjosa Osmanit për t’u përballur publikisht me Kurtin, po e bën që kjo në prapaskenë ta kundërshtojë atë para ndërkombëtarëve, kurse publikisht deklarohet se është për hapjen e Urës!
Pse po e bën këtë?
Vjosa Osmani duke qenë e bindur se fati i saj politik është në dorën e Albin Kurtit, është kthyer në servile duke i mbështetur kërkesat e ndërkombëtarëve ndaj Albin Kurtit.
Kjo lojë e dyfishtë apo perversitet i Vjosa Osmanit është duke e dëmtuar në aspektin politik çështjen e Kosovës, kurse hapjen e Urës në veçanti!
Pulë para Albinit, shqiponjë para ndërkombëtarëve
Vjosa Osmani ndryshe flet me Albin Kurtin e ndryshe para ndërkombëtarëve. Ato që i flet fshehurazi me ndërkombëtarët, ajo nuk e ka guximin t’i flet hapur para opinionit publik, e aq më pak para Albin Kurtit.
Mbase Vjosa Osmani ëndërron që pas rënies së Albin Kurtit, do të mbetet e vetmja lidere politike që ka trashëguar raportet e mira me ndërkombëtarët pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Kaq mendjelehtë dhe miope politike është presidentja e vendit me përmasat e vogla numerike dhe gjeografike në gadishullin ballkanik.
Kjo vjen si rezultat i ambicieve dhe egos personale për të qenë mbi gjithë të tjerët, në këtë rast edhe mbi Albin Kurtin, të cilin e sheh si pengesë në rrugëtimin e saj politik.
Vjosa Osmani sikur qëllimshëm po harron se kapaciteti intelektual i saj është shumë më i vogël sesa ambiciet dhe egoja personale për autoritarizëm politik.
Patriotizmi i Vjosa Osmanit nuk është i bazuar në parime dhe ideologji, por në interesin personal. Thirret e çirret se është rugoviste dhe e djathtë, por në fakt është më afër majtizmit, pra më pak është demokrate sesa komuniste.
Prej ardhjes së saj në krye të shtetit, Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka dal në mbrojtje të parimeve politike, por gjithnjë i ka bërë argatin interesave të saja personale duke i përdorur simbolet dardane në zyrën e presidentit (flamurin dhe foton e Rugovës) për të vetmin qëllim, për të mbajtur afër vetes militantët partiak (të LDK-së) që e kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Nuk e përmenda rastësisht LDK-në, për faktin se votuesit e Vjosës nuk janë nga LVV-ja por të LDK-së, shumica prej të cilëve janë elektorat i mashtruar, përfshirë eksponent të lartë të kësaj partie, në mesin e tyre kryetarë komunash dhe deputet.