Përplasen në Kuvend Arben Gashi e Ilir Kërçeli, Konjufca: Pati mësymje fizike

Janë përplasur në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Përplasja mes Gashit dhe Kërçelit është përcjellur me ofendime e sharje.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.

“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca.

Kërçeli ka thënë dje se një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate, duke aluduar në Gashin.

Gashi më pas reagoi duke thënë atë kohë s’e kishte ditur se me para të shtetit po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit dhe se kishte hequr dorë nga kjo pagesë që para 10 vitesh.

Go to TOP