Konjufca: Janë dy parti politike që kundërshtojnë heqjen dorë nga vendimi për kompensim të deputetëve

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit për seanca dhe komisione parlamentare.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila thotë se këtë vendim e kanë marrë pas publikimit të të dhënave për shpenzimet e disa deputetëve për karburante.

Gjithashtu, Kusari – Lila thotë se do të kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit që të rishikojnë vendimet për kompensimin e deputetëve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar para mediave lidhur me zhvillimet e fundit, respektivisht për çështjen e shpenzimeve për karburant apo njohur ndryshe si shpenzimet për rrugë e që janë mundësuar deri tani nga Kuvendi.

E propozimi për tu tërhequr nga këto përfitime, sipas Konjufcës i takon të qartësohet në kuadër të Kryesisë së Kuvendit.

E pas kësaj është pikërisht, Konjufca i cili tha se nuk është ne kompetencë e kryetarit, por se Kryesia e Kuvendit duhet të merret më saktësisht me këtë propozim.

“Kryesia merret me këtë punë dhe dikush duhet ta iniciojë, Grupi i VV-së do të ishte mirë pasi vetë kanë shprehur në mënyrë vullnetare heqje dorë nga ato shpenzime që quhen të rrugës e që parashihen me dokumente të Kuvendit të Kosovës.Kështu që sapo të paraqitet kjo në Kryesi, ne do ta trajtojmë me optimizëm që do të marrë edhe votat e subjekteve të tjera politike, që besa deri tash kanë thënë se nuk e përkrahin një vendim të tillë”, deklaroi Konjufca.

Ai gjithashtu tha se të paktën kështu është parë nga dy subjekte parlamentare.

“Pasi që sipas tyre kjo ka ndodhur në 2011 që të bëhet një barazi për deputetët që jetojnë larg, si ata në Gjakovë, Prizren apo e tillë, nga ata që jetojnë në Prishtinë që mund të kryejnë punën pa ndonjë shpenzim.E kam lexuar reagimin e shefit të stafit më është dukur reagime ku s’është përmendur asnjë emër, të gjitar emrat më pas janë përmendur nga media të ndryshme e që z.Gashi i ka cilësuar si sulm personal. Pat fyerje e pat sharje me familje shprehje të cilat nuk mund ti përmendi”,shtoi ai.


Go to TOP