Përplasen dy Jet Ski në Velipojë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari Italian
Një 19-vjeçar, turist italian, ka humbur jetën këtë të diel (18 gusht) në Velipojë, pasi u përfshi në një përplasje me Jet Ski.
Sipas Policisë, dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy të rinj italianë, u përplasën në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë.
Për pasojë, 19-vjeçari me inicialet N. L., mori plagë të rënda dhe u dërgua në spitalin Shkodrës. Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.