Berat Buzhala: Përballja e viktimës me mostrën do të tronditë çdo qenie njerëzore

Gazetari investigativ, Berat Buzhala, ka reaguar lidhur me mbulimin e rastit të vrasjes në Ferizaj nga platforma “Nacionale”, duke theksuar se as ai dhe as stafi nuk kanë pasur për qëllim t’i nxisin jetën askujt.

Ai shtoi se përballja mes viktimës dhe agresorit është një moment tronditës, që do të shokojë çdo qenie njerëzore kur materiali i plotë të publikohet.

Sipas tij, organizatat e grave dhe shoqëria civile, që kanë qëndruar të heshtura, do të përballen me të vërtetën kur të dalin detajet e plota.

“As nuk po shantazhoj, as nuk po kërcënoj,” ka deklaruar ai, duke theksuar se situata është jashtëzakonisht e rëndë. /Kosova.info/

Go to TOP