Ish-ushtarët afganë përballen me tortura dhe vdekje nën sundimin taliban

Mohammad Jawad i mbijetoi shërbimit ushtarak në luftë në Ushtrinë Kombëtare Afgane (AKSh), duke luftuar kundër talibanëve, por u rrëmbye dhe u torturua për vdekje pasi grupi militant mori pushtetin në vitin 2021.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar vrasje të synuara, zhdukje dhe arrestime jashtëgjyqësore të qindra ish-pjesëtarëve të tjerë të shërbimit, ndërsa Radio Evropa e Lirë ka folur me dy gra, të cilat thonë se jetojnë në frikë për shkak të roleve të tyre të kaluara në ushtri.

Go to TOP