Përparim Rama e lajmëron ballafaqimin me Hajrullah Çekun në Pressing: Sonte te Leonard Kërquki

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar në “Facebook” se sonte do të ballafaqohet me kundërkandidatin nga VV, Hajrulla Çekun, në studion e “Pressing” në T7.

“Sonte te Leonard Kërquki”, ka shkruar ai.

Përballja nën moderimin e Leonard Kërqukit nis sonte në ora 20:45.

Kjo është hera e parë që Rama e Çeku marrin pjesë në një debat ballë për ballë.

Go to TOP