Përmirësoni mushkëritë tuaja duke konsumuar këto ushqime të shëndetshme

Ndotja e ajrit, pirja e duhanit, alergjenët dhe një sërë faktorësh të tjerë i vënë mushkëritë në rrezik për astmë, COPD dhe çrregullime të tjera. Disa ushqime mund të ndihmojnë në detoksifikimin e mushkërive dhe përmirësimin e kapacitetit të tyre.

Nutricionistja Karishma Shah sugjeron një plan diete për të rritur shëndetin e mushkërive.

Ujë i ngrohtë me limon: Shtrydhni lëngun e gjysmë limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pineni atë në mëngjes për të ndihmuar në largimin e toksinave.

Sallatë: Bëni një sallatë me zarzavate të përziera, domate, kastravec, avokado dhe pak vaj ulliri dhe lëng limoni, shkruan Hindustantimes.

Tërshërë me manaferra: Gatuani tërshërën në ujë ose qumësht me bazë bimore dhe shtoni një grusht manaferra, boronica ose luleshtrydhe.

Smoothie jeshile: Përzieni së bashku spinaqin, kastravecin, mollën dhe lëng limoni për një pije freskuese dhe detoksifikuese.

Supë me perime: Përgatitni një supë me shumëllojshmëri perimesh. Përfshini përbërës miqësorë ndaj mushkërive si karotat, selino, qepë, hudhra dhe shafran i Indisë.

Go to TOP