Përkujtohet dëshmori, Yll Morina
Në 26 vjetorin e rënies së dëshmorit Yll Morina, atë e ka përkujtuar ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Haradianaj tha se dëshmori Morina, bashkë me shumë shokë trima nga Gjakova ishte rreshtuar me UÇK-në që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut.
“Yll Morina, bashkë me shumë shokë trima nga Gjakova ishte rreshtuar me UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. Trimëria dhe vendosmëria e tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë. I pavdekshëm në kujtimin e brezave – një krenari e Gjakovës, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve!”, shkroi Haradinaj në përkujtimin e tij për Yll Morinën.
Morina, ishte njëri ndër djemtë e parë nga Gjakova që iu kishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u plagos gjatë betejës në fshatin Gramaçel në muajin gusht të vitit 1998, ndërsa vdiq në spitalin e Novi Sadit më 15 mars 1999. /Kosova.info/
