Përkujtohet Asllan Dinaj, promovohet libri kushtuar atij

Për heroin Asllan Dinaj në 27 vjetorin e rënies heroike të tij është botuar edhe vepra “Asllan Dinaj Djaloshi që lindi luftëtar” i autorit Besim Muhadri. Dinaj i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në moshën 18 vjeçare.

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Asllan Dinaj, në Gjakovë është përuruar libri “Asllan Dinaj djaloshi që lindi luftëtar” i autorit Besim Muhadri.

Bekim Vishaj, redaktor i librit dhe bashkëluftëtar i Asllanit, tha se në këtë vepër letrare shpaloset historia e një luftëtari 18-vjeçar, i cili u bë flamur i gjallë i ëndrrës së lirisë.

“Nëpërmjet rrëfimeve të këtij libri autori Besim Muhadri ka dokumentuar trimërinë dhe flijimin e bijve më të mirë të popullit tonë, trimërinë kontributin, bujarinë, qëndresën dhe sakrificën të njohura shqiptare përgjatë historisë sonë shekullore”, tha ai.

 “Libri që kemi sot në duar është një përpjekje për të ruajtur kujtesën për të mos lejuar harresën dhe për ti dhënë zë një jete që u ndërpre herët por që mbetet e pavdekshme në historinë tonë. Asllan Dinaj përveç tjerash ishte një luftëtar i një brezi që u rrit në kohë të padrejta, një brezi që nuk e pati luksin për të zgjedhë por vetëm detyrimit të veprojnë”, theksoi Besim Muhadri, autor i librit.

Dëshmori i kombit, Asllan Dinaj, ishte luftëtar i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.


Go to TOP