Perkaj: Nevoja e qytetarëve të Kosovës është mirëqenia ekonomike

Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka deklaruar se nevoja kryesore e qytetarëve të Kosovës është përmirësimi i mirëqenies ekonomike.

Gjatë emisionit “Zgjedhjet e 2025” në RTK, ai prezantoi ofertën e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar. “Ne besojmë se shteti duhet të orientojë investimet kapitale jo më drejt infrastrukturës, por drejt mirëqenies ekonomike,” u shpreh ai.

Sipas tij, shteti duhet të mbështesë ata që sjellin investime kapitale, duke kontribuar me 50% të vlerës së investimeve. “Për investimet kapitale, shteti duhet të marrë një vendim më të guximshëm, që t’i mbulojë 50% të kostove për çdo investitor,” theksoi Perkaj.

Gjithashtu, ai nënvizoi se është e domosdoshme që të ndalen investimet e tepërta në infrastrukturë dhe të fokusohen në projekte që sjellin kthim ekonomik brenda një mandati katërvjeçar.


Go to TOP