Përfundon takimi mes Ukrainës dhe Rusisë
Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme, raportohet të kenë përfunduar.
Bisedimet mes zyrtarëve të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura në kufirin e Bjellorusisë, sipas parlamentit të Ukrainës kanë përfunduar, raporton Sky News.
Takimi kishte për qëllim që të arrihej menjëherë armë-pushimi dhe që forcat ruse të tërhiqeshin nga Ukraina, ka deklaruar më herët presidenca e Ukrainës.
“Ne jemi në pritje, për të parë nëse ka ndonjë rezultat nga ky takim”, thuhet në njoftim.
Ky takim ndodhi pasi që luftimet mes dy vendeve po ndodhin tash e sa ditë, luftime prej të cilave kanë pësuar të dy palët, ndërsa ende nuk dihen rezultatet e takimit.
