Përfitimet e kundërligjshme të zyrtarëve të lartë përmes kompensimeve
Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik nuk po zbatohet në praktikë. Zyrtarët e lartë ende po mbajnë më shumë se një pozitë drejtuese, dhe ende po paguhen me shtesa, duke tejkaluar edhe rrogat bazë, dhe duke i shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të shtetit.
Emisioni “Iustitia” ka gjetur se edhe ata që duhet të jenë ndjekës dhe gjykues të këtyre shkeljeve të ligjit, janë vetë shkelës të ligjit.
