Përdorimi i Gjuhës shqipe nuk paraqet shkelje të Kushtetutës së RMV-së

Shkruan: Ejup BERIShA
Nëse Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi e ka shkelur Kushtetutën duke mbajtur fjalim edhe në gjuhën shqipe në një forum ndërkombëtar të mbajtur para pak ditëve ku kanë marrë pjesë edhe kolegë të tij të Parlamenteve të shteteve tjera pjesëmarrëse nga rajoni dhe nga vendet e BE-së, atëherë si të vlerësohet reagimi i përfaqësuesve të Partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE lidhur me këtë veprim të Z. Xhaferi.

Pra ky veprim i tyre do të duhet të cilësohet jo vetëm si absurd por edhe si veprim hipokrizik i përfaqësuesve të një partie opozitare e cila duhet ta kritikoj punën e përfaqësuesve të Partive në pushtet jo kur këta e respektojnë kushtetutën por kur ata e shkelin aktin më të lartë politiko-juridik të shtetit. Përdorimi i gjuhës shqipe jo vetëm se në komunikim të brendshëm por edhe në atë rajonal dhe ndërkombëtar nuk është veprim jo-kushtetues por është veprim konform kushtetutës së vendit por edhe në përputhje me disponimin dhe nevojat e atyre që e përfaqësojnë zyrtarisht shtetin në rastin konkret Republikën e Maqedonisë së Veriut në takime dhe forume rajonale dhe ndërkombëtare siç e ka bërë para disa ditësh një gjë të tillë Kryeparlamentari Talat Xhaferi . Kjo është kështu nëse lidhur me veprimin e Kryeparlamentarit të RMV-së gjykojnë, analizojnë dhe sjellin përfundime konkrete juristët e jo përfaqësuesit politik të cilët japin vlerësime kryesisht politike të bazuara në bërjen e politikës ditore. E në rastin konkret kundërshtimin e përdorimit të gjuhës shqipe për motive kryesisht të politikës ditore po e bën Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e cila në luftën e saj për pushtet pretendon të merr edhe vota të pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare. E si dëshiron ky subjekt politik tua merr votat shqiptarëve këtu në RMV duke ua mohuar atyre të drejtën për ta folur gjuhën e tyre amtare pra në rastin konkret gjuhën shqipe. Nuk i kuptoj vërtetë nuk i kuptoj përfaqsusesit e VMRO-DPMNE-së se pse sillen kështu me pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare dhe atë me injorim dhe nënçmim të skajshëm të gjuhës i cila është element shumë i rëndësishëm dhe themelor identirar i një popullate që jeton në territorin e RMV-së. Në fjalimin e Kryepralamentarit Talat Xhaferi atje në ngjarjen në fjalë duhet të dëgjohet dhe të analizohet përmbajtja dhe esenca e fjalimit të tij e jo gjuha e përdorur në të. Përdorimi i gjuhës shqipe nga ana e Z. Xhaferi momentalisht Kryeparlamentar i Republikës së Maqedonisë së Veriut është akt kushtetues dhe ligjor pasi që përdorimin e gjuhës shqipe këtu te ne e lejon dhe e garanton paraprakisht Perëndia e më pas edhe aktet më të larta dhe të rëndësishme normative juridike të këtij shteti si Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese. Prandaj në vend që përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së të humbin kohë kot duke paraqitur interpelanca në Kuvend lidhur me fjalimin e Z.Talat Xhaferi në forumin në fjalë në gjuhën shqipe VMRO-DPMNE duhet të propozoj deklarata e rezoluta por edhe akte të tjera normativo- juridike në Kuvend me të cilat do të përparohet, thellohet si dhe do të shtohet hapësira e përdorimit të gjuhës shqipe jo vetëm se në komunikim të brendshëm këtu te ne por edhe në atë rajonal dhe në komunikim ndërkombëtar. Ky do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm nga ana e tyre për respektim të rendit kushtetues dhe juridik të vendit tonë e jo për çdo veprim që nuk paraqet shkelje të kushtetutës dhe të ligjeve të njëjtët të kërkojnë përgjegjësi nga ana e bartësve të funksioneve më të larta shtetërore në rastin konkret ndaj Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, pasi që ky ka folur në një forum ndërkombëtar edhe në gjuhën shqipe, të njëjtët të tentojnë me çdo kusht që të përcaktohet përgjegjësi penalo juridike ndaj tij.       

Go to TOP