Për Serbinë!

Shkruan; Xhavit BEQIRI
Serbia nuk ka çka sheh në të kaluarën e saj, përveç turpit.

Serbia është ngritur mbi tragjeditë e të tjerëve; ajo ka kryer gjenocid ndaj fqinjëve të vet, prandaj nuk ka guxim ta shikojë vetveten në retrospektivë.

Serbia është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Serbia nuk mund të jetë kurrë shtet i vlerave demokratike europerëndimore, pa u distancuar nga e kaluara e vet e errët.

Klasa e sotme politike në Serbi është produkt i frymës së Çubrilloviqit, Rankoviqit dhe Millosheviqit. Nga kjo klasë, në krye të së cilës është piuni i Sheshelit, presidenti aktual serb Vuçiq, askush të mos presë reflektim apo humanizëm.

Fjala kërkimfalje nuk ekziston në fjalorin e tyre politik. Vetë Vuçiqi dikur thoshte se “për një serb të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë”!

Pra, është idiotizëm të besosh sa ai ka ndryshuar!

Vuçoja, i biri politik i kriminelit të luftës V. Sheshel, është tepër primitiv për të pësuar katarsis të tillë, sa të kishte kurajon për ta pohuar botërisht: “Po, ne serbët kemi kryer krime të tmerrshme kundër fqinjëve tanë, nga të cilët kërkojmë falje me përultësi!”

Kjo nuk do të ndodhë, të paktën jo sa të jetë Vuçiqi në pushtet. Serbia ende nuk është e gatshme ta pranojë një metamorfozë të prijësve të vet në këto përmasa, prandaj ajo nuk mund të shikohet në pasqyrën e historisë së saj. Në pasqyrën e historisë së saj të turpshme… (d.b.)

Go to TOP