Për herë të parë në top listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara të vitit, tre artiste me origjinë shqiptare

Billboard ka filluar me publikimin e top-listave zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme.

Tani që jemi në fund të vitit, Billboard ka filluar me publikimin e top-listave zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme.
Të enjten u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic. Kësaj liste i paraprin shqiptarja Dua Lipa me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)”, në bashkëpunim me këngëtarin legjendar Elton John.

Por s’mbaron me kaq pasi pjesë e top-listës janë edhe dy shqiptare të tjera: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ava Max ndodhet në vendin e katër me këngën “The Motto”, ndërsa në vendin e shtatë ndodhet e renditur Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Ndërkohë, në vendin e shtatë ndodhet e renditur Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Vlen të përmendet që kjo listë është suksesi vjetor i këngëve të zhanrit ritmik dhe elektronik, por secila prej tyre ka datë të ndryshme publikimi.

Gjersa këngët e Duas dhe Avas janë të publikuara që nga viti i kaluar, ajo e Bebe Rexhës ka vetëm tre muaj që është lasnuar dhe ka përfunduar e shtat si rrjedhojë e mos-kohës së duhur për t’u ngjitur ndoshta edhe më lart.

Go to TOP