Pejë, shtetasja shqiptare sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:00 sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Një shtetase e Shqipërisë është ankuar se pas mosmarrëveshjes është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, teksa rasti është nën hetime.


Go to TOP