Peja dhe Ylli përballen sot në gjysmëfinalen e parë të ‘play-off-it’

Garat e play-pff-it në elitën e basketbolli tashmë kanë ardhur në fazën më të ‘nxehtë’.

Sot në ‘Karagçi’ luhet gjysmëfinalja e parë mes Pejës dhe Golden Eagle Ylli.

Pejanët dhe skuadra nga Suhareka, kishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.

Kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar, derisa therandasit ta rikthejnë pasi ishin shpallur kampionë në dy edicionet paraprake. Ylli në çerekfinale të “Play-off”-it kishte mundur Bashkimin 2:0 për të depërtuar në gjysmëfinale, ku pritet super përballje.

Gjysmëfinalja tjetër që luhet nesër, pritet të jetë edhe më e zjarrtë mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit e përfunduan edicionin në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit u renditën në vendin e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin 2:1. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke e kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, kurse prishtinasit së fundi fituan në Ligën Ballkanike, duke kërkuar titullin të rikthehet në kryeqytet.

Në katër sfidat e Superligës, në këtë edicion ka fituar Trepça, ashtu si edhe në finale të Kupës, Superkupës dhe gjysmëfinale të Ligës Unike.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet 1

Sot takohen:

17:15 Peja – Golden Eagle Ylli

Të dielën takohen:

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

Go to TOP