Cramon, optimiste për pranimin e Kosovës në KiE: I papranueshëm tentimi i Serbisë për bllokim – s’do të ketë sukses

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Vila von Cramon, është shprehur optimiste për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku tha se shpreson që të arrihet shumica e votave edhe në Komitetin e Ministrave.

Por, Cramon tha se ka dëgjuar se disa shtete anëtare mund të jenë më kritike sesa që ishin muaj më parë, pasi kërkojnë përparim në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Shpresojmë se do të gjejmë gjithashtu një shumicë në Komitetin Ministror. Kam dëgjuar se disa shtete anëtare mund të jenë më kritike se sa kanë qenë disa muaj më parë, por nuk mund t’ju them në mënyrë të veçantë sa kritikë do të jenë. Por unë me të vërtetë shpresoj se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Kështu që shpresoj që të gjithë ata që mund të kontaktojnë kolegët, dhe këtë e bëmë shumë rregullisht me kolegët tanë në delegacionin gjerman, por unë shoh që duhet të ketë një mbështetje të madhe. Unë shoh që ata janë vërtetë pro këtij anëtarësimi, shpresoj që të gjithë të tjerët që kanë interes për çështjet e Kosovës të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Cramon.

Cramon më tej tha se për zhvillimin e Kosovës dhe anëtarësimin në Be, dialogu me Serbinë është vendimtar, teksa kritikoi palën serbe që s’po bën asnjë lëvizje për zbatimin e marrëveshje e edhe për shkeljet nenet e Marrëveshjes Bazike.

“Dialogu është vendimtar për zhvillimin e vendit, por edhe për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe dëshirojmë që të shohim një proces pak më të shpejtë dhe të mund të shohim gjithashtu se të dyja palët, edhe pala kosovare, do të zbatojnë atë që kanë nënshkruar.

“Unë do të shpresoja që të shohim përparim në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, por përndryshe, dua të them se të gjithë jemi të vetëdijshëm pse nuk po ecën përpara. Sepse Serbia nuk ka bërë asnjë lëvizje të vetme dhe përkundrazi, ata madje po bllokojnë tani ose po përpiqen të bllokojnë, gjë që për të cilën nuk mendoj se do të ketë sukses, në aplikimin e Këshillit të Evropës dhe kjo është absolutisht e papranueshme”, tha ajo.

Go to TOP