Thiago Motta zëvendëson Piolin?

AC Milan dhe Stefano Pioli tashmë kanë vendosur të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

‘Rossonerët’ janë duke kërkuar ‘timonierin’ e ri.

Sipas mediave italiane, Thiago Motta, i cili po bën një sezon të madh me Bologna-n është kandidat për të marrë drejtimin e Milanit.

Motta, i cili kërkohet edhe nga Juventusi, thuhet se është opsion i mundshëm për zëvendësuar Piolin.

“Milani nuk do të vazhdojë me Piolin. Thiago Motta do të ishte trajneri ideal”, shkruajnë mediat italiane.

Go to TOP