Peci: Rrjedha e seancës do të varet nga takim konsultativ
Partitë politike janë ftuar për të mbajtur një takim konsultativ para përpjekjes së pestë për konstituiv të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Ministri në detyrë njëherësh deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se para seancës ka një takim konsultativ i cili është iniciuar nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ka theksuar se rrjedha e seancës do të varet nga ajo që do të diskutohet në këtë takim dhe nga gatishmëria e partive politike për të votuar emrin e propozuar nga partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.
Peci edhe një herë ka konfirmuar që sërish do ta kenë kandidatin e njëjtë për kryeparlamentare.
