Peci: Presidentja ka dhënë një shans, unë e shoh në prizmin pozitiv
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, tha se presidentja iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të qartësuar pamundësinë e një mase të përkohshme rreth afatit, që në aktvendimin e fundit gjykata e ka përcaktuar si 30 ditë, për të cilin në vazhdimësi tha se është njëri prej atyre që nuk ka arritur të kuptojë se pse ka dalë me një vlerësim të tillë, për shkak se në afatin kohor kur është bërë publik vendimi, kanë pasur të ezauruara 30 ditë prej 15 prillit.
“Mendoj që presidentja i ka dhënë një shans duke e shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që ajo ka dhe si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve ndoshta edhe më i korrekt në një pikë të tillë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se në një çështje dhe interpretim të tillë nuk është që i ka ndihmuar shumë institucioneve dhe mundësisë së konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kështu që unë e shoh në frymën dhe prizmin pozitiv për me mujt me evituar një situatë që nuk është lehtë e parashikueshme, çka pas një afati të tillë, të cilin ata e kanë thënë shprehimisht dhe do mundet që të jetë precedent ndoshta vetëm për legjislaturat e ardhshme, po jo për këtë legjislaturë, që ne kemi kaluar afatin 30 ditor prej pjesës së parë,” tha Peci.
