Peci në aksion, pas bujqësisë finalizohet edhe Strategjia për Pylltari

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar finalizimin e strategjisë për Pylltarinë 2021 – 2030 së bashku me grupin punues.

“Duke patur parasysh se sektori i pylltarisë është ndër sektorët me rëndësi jetike për zhvillim të qëndrueshëm, sot isha pjesë e takimit përfundimtar të Grupit Punues të Strategjisë për Pylltari 2021 – 2030, takim ky i cili i paraprinë miratimit të kësaj Strategjie në Mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Peci.

Njoftimi i plotë:

Sot bashkë me Grupin Punues finalizuam Strategjinë për Pylltari 2021 – 2030.
Duke patur parasysh se sektori i pylltarisë është ndër sektorët me rëndësi jetike për zhvillim të qëndrueshëm, sot isha pjesë e takimit përfundimtar të Grupit Punues të Strategjisë për Pylltari 2021 – 2030, takim ky i cili i paraprinë miratimit të kësaj Strategjie në Mbledhje të Qeverisë.
[🌲] Një menaxhim funksional rrit mundësitë e punësimit, avancon zonat rurale pasi që mundëson aplikimin e përdorimit shumë-qëllimor të resurseve pyjore.
[🌲] Pylltaria po ashtu duhet parë si sektor, i cili zhvillon dhe fuqizon partneritetin publiko-privat.
[🌲] Strategjia e Pylltarisë 2021-2030, do të jetë bazë e hartimit të politikave të duhura zhvillimore me qëllim të avancimit të sektorit të pylltarisë, e po ashtu të krijojmë mekanizma të cilat e mbrojnë sektorin nga prerjet ilegale, zjarret e degradimet e tjera të mundshme.
[🌲] Strategjia për Pylltari 2021 – 2030 është në koordinim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian dhe 17 objektivat zhvillimore të Kombeve të Bashkuara.
[🌲] Nga ana tjetër një falenderim shkon për partnerët tanë FAO dhe SIDA për kontributin e dhënë për sektorin e pylltarisë në Kosovë përmes shkëmbimit të eksperiencave, ekspertizës dhe projekteve konkrete.

Go to TOP