Peci: Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka goditur rëndë kritikat e PDK ndaj tij lidhur me ekzekutimin e subvencioneve dhe granteve. Madje ai ironizoi duke thënë se i paska iluminuar PDK se si duhet udhëhequr bujqësia.

“Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!”, ka thënë Peci.

Ai tha se zyrtarët në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së ryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në.

\“Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe kanë menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht. Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit! Po patët dëshirë, do t’ua listoj shkeljet ligjore me dhjetëra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe. Aktualisht po merremi me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën. Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren!”, ka shkruar Peci. /Kosova.info/

Go to TOP