PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzojnë votimin e fshehtë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij refuzon mënyrën e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetes Hykmete Bajrami, ka refuzuar pjesëmarrjen në votimin e fshehtë.
Si PDK, ashtu edhe LDK e kanë cilësuar të paligjshme ndërrimin e formës së votimit.
Votimin e fshehtë e ka refuzuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe Lista Serbe.
Prev Post
Kërkohet votimi i fshehtë
