PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ me Osmanin për shtyrjen e zgjedhjeve
Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur e gatshme të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani për diskutimin mbi shtyrjen e zgjedhjeve.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu i cili tha se kjo parti nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale.
“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, është shprehur Abdullahu.
