Pasi u takua me Vuçiqin, Dodiku tregon kë po e pret nga Kosova
Politikani destruktiv serb, Milorad Dodik, i cili drejton Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, do të presë në takim disa studentë serbë nga Kosova.
I sanksionuari nga SHBA-ja, Dodiku së fundmi është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili i ka raportuar Dodikut për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pos me Dodikun, studentët nga Kosova do të priten edhe nga kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Vishkovi, raporton Tanjug.
Dodiku njihet për qasjen e tij pro Kremlinit, ai shpesh jep deklarata kundër pavarësisë së Kosovës.
