Pasaportat më të fuqishme nga udhëtimi pa viza deri te taksat, Kosova e 175-ta

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasaportën më të fuqishme në botë, sipas një indeksi të ri.

Vendi u ngjit në vendin e parë nga pozita e 32-të në renditjen e vitit të kaluar, sipas indeksit të ri nga konsulenca e taksave dhe imigracionit Nomad Capitalist.

Pasaporta e Emirateve kryesoi listën, sepse ka privilegje udhëtimi pa viza në shumicën e vendeve (181 gjithsej), pa taksa mbi të ardhurat dhe një prani gjithnjë në rritje në skenën botërore. Të gjitha këto e bëjnë atë tërheqëse për qytetarët e botës.

Si funksionon renditja

Ndryshe nga renditjet e tjera që fokusohen vetëm në privilegjet e udhëtimit pa viza, “Indeksi i Pasaportave Nomad 2023” (Nomad Passport Index 2023), vlerëson pesë faktorë dhe secilin duke pasur parasysh pesha të ndryshme.

Përveç udhëtimit pa viza, kategoritë vlerësohen sipas rezultateve që variojnë nga 10 në 50.

Taksimi bazohet në shtrirjen afatgjatë të ligjeve tatimore të një vendi, si dhe në normat tatimore të tij;

Taksa me bazë qytetare: ku mbajtësit e pasaportës paguajnë pavarësisht se ku jetojnë – 10 pikë;

Taksa e bazuar në rezident: ku rezidentët tatohen mbi të ardhurat në mbarë botën – 20 pikë (nëse normat tejkalojnë 50%) ose 30 pikë (nëse nuk e tejkalojnë);

Taksa territoriale: ku tatohen të ardhurat e bëra brenda vendit – 40 pikë;

Pa taksë mbi të ardhurat – 50 pikë;

Bazuar në pesë faktorët e indeksit, Kosova renditet në vendin e 175 nga 199 vende në indeks, Shqipëria renditet në vendin e 91, pas vendeve të rajonit si Serbisë (66), Malit të Zi (76) dhe Maqedonisë së Veriut (79).

Go to TOP