Pas vendimit të Supremes, Orav: Ndërhyrjet në drejtësi, të papranueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme.

“Krerët e misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme?, ka shkruar Orav në platformën X.

Ndryshe, Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale digjitale, duke e ndalur përkohësisht procesin e digjitalizimit të fiskalizimit në vend. /Kosova.info/


Go to TOP