Pas vendimit të Qeverisë për 100 euro, Facebook-u mbushet me postimin e njëjtë nga Lëvizja Vetëvendosje

Vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i ndajë nga 100 euro për pensionerët, studentët, punëtorët privat dhe ata shtetërore apo thënë qartë çdo familje kosovare duke se më se tepërmi i janë gëzuar vetë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pak minuta pas deklarimit të kryeministrit, Albin Kurti, me ministrin e Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati thuajse çdo publikim në Facebook është lidhur pikërisht me këtë deklarim.

Janë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, ministrat, deputetët, por edhe anëtarët e VV-së ata që kanë publikuar një postim të njëjtë, në përkrahje të Qeverisë Kurti.

“100 milionë euro mbështetje për qytetarët

-Dyfishim i asistencës sociale për muajin prill

-100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill – pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit

-100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat

-100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

-100 euro për 80 mijë studentët

-40 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë

-Rreth 800 mijë qytetarë përfitues – çdo familje e Republikës së Kosovës.”, thuhet në publikimin e tyre.

Ndryshe kryeministri Kurti deklaroi se si Qeveri e Kosovës, nga muaji korrik i vitit 2021, e deri më sot kanë vazhduar të prezantojmë masa në kuadër të pakos ekonomike, e cila në qendër kishte qytetarin.

“Deri më sot, në kuadër të pakos ndamë 300 milionë euro. Prandaj, sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të pakos. Kështu, për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet. Pensionistët do t’ua ndajmë nga 100 euros shtesë për muajin prill. Për herë të parë, po mbështesim me nga 100 euro punëtorët sektorin privat. Pra, po ndajmë nga 100 euro për të gjithë punëtorët si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik”, ka deklaruar Kurti.

“Të gjithë studentët do t’i marrin nga 100 euro. Vlera totale e këtyre masave është mbi 100 milionë euro. Pra edhe do ta rrisim pagën minimale, edhe do ta lirojmë nga tatimi. Ata që kanë paga më të ulëta, të kenë më shumë para në fund të muajit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Go to TOP