Pas Themelores grevën e nisin edhe administrata e Gjykatës së Apelit

Përveç punëtorëve të administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinës, grevën e kanë nisur edhe punëtorët e administratës të Gjykatës së Apelit.

Lajmin e ka bërë të ditur administratori i kësaj gjykate, Nysret Arifi.

“Së bashku më administratën e Gjykatës Themelore, ka hyrë në grevë edhe administrata e Apelit, ka njoftuar Arifi.

Ndryshe, në konferencën për media të mbajtur mëngjesin e së martës, kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi, ka thënë se greva nuk ka të bëjë me çështje politike, se po ndodhë pa vullnetin e tyre dhe se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Kërkesat tona janë: Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projekt Ligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa linearë nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga; Pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro”, ka thënë Rrustemi.

Go to TOP