Pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor, katër persona sulmojnë dy të tjerë në Podujevë

Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar pasi i kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për një kontest pronësor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Podujevë 06.05.2024-11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

Go to TOP