Pas gjithë zhurmës së madhe në media dhe rrjet, Bora Zemani del me thirrjen publike për të gjithë

Ndërkohë që në rrjet qarkullojnë lajme të ndryshme për Donald Veshajn dhe ndarjen e tij nga Beatrix Ramosaj, Bora Zemani ka vendosur të tregohet indiferente. Madje, ajo nuk ka shkuar as në festën që u organizua për ish-banorët e “Big Brother VIP”.

Ndërsa, pak orë më parë, moderatorja ka postuar një foto në Instastory, të një pjate me fruta dhe ëmbëlsira, brenda së cilës është shkruar: “Qëndroni të qetë dhe shikoni Përputhen”.

FOTO/ Pas gjithë zhurmës së madhe në media dhe rrjet, Bora

Ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është pjesa e parë e fjalisë, e cila është marrë nga fansat si një thirrje që Bora po bën për situatën e krijuar.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Beatrix tregoi se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por nuk dha shkaqet. Këngëtarja thjesht e konsideroi një “fake story”.

FOTO/ Pas gjithë zhurmës së madhe në media dhe rrjet, Bora
Go to TOP