Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë me acar, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-37 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C.
