Parandalohet kontrabandimi i 250 kg duhan nga Maqedonia e Veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 05.07.2023, rreth orës 22:00, në Gjilan është identifikuar një automjet i dyshuar për kontrabandim të mallrave.
Në veturën BMW me targa vendore janë hasur 25 thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë.
