Para rundit të dytë të zgjedhjeve në Francë, kjo gjë pritet ta vendos fituesin

Presidenti aktual francez Emmanuel Macron kryeson në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, disa pikë përqindje më shumë se liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me të cilën do të përballet në rundin e dytë më 24 prill.

Sipas rezultateve të pjesshme zyrtare, Emmanuel Macron mori 27.4 për qind pas numërimit të 38 milionë votave, përpara kandidates së Asamblesë Kombëtare të krahut të djathtë Le Pen, e cila mori 25.54 për qind.

Moment kyç në dy javët e ardhshme do të jetë debati tradicional televiziv i dy kandidatëve që hyjnë në rundin e dytë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Në vitin 2017, Macron dominoi Le Pen, por këtë vit, vajza e ish-liderit të ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen, e cila e para e futi të djathtën ekstreme në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duket më e përgatitur se atëherë.

Ajo zhvilloi një fushatë në terren, e fokusuar në fuqinë blerëse, që është shqetësimi më i madh i votuesve, ndërsa Emmanuel Macron, i preokupuar me luftën në Ukrainë, ishte më pak i pranishëm.

Megjithatë, një numër i madh votuesish kanë mbetur të pavendosur deri në momentin e fundit.

Go to TOP