Pamjet e patransmetuara të spektaklit të BBV kthehen virale: Jori imiton qëndrimin e Deas

Disa pamje të patransmetuara gjatë Prime-it, janë kthyer në virale ditën e djeshme.

Ajo çfarë në pamje të parë duket shumë qesharake, në fakt është më shumë një formë tallje e Jorit ndaj Deas.

Gjatë kohës kur në spektakël po jepeshin reklamat, Dea ishte e shtrirë. Ndonëse me fustanin me pala veshur, dukej shumë rehat, gjë që mesa duket Jori e ka përdorur në formë tallëse kur e ka imituar mënyrën se si Dea po qëndronte.

Kjo ka shkaktuar të qeshura tek banorët që e panë, sidomos Qetësori që ishte afër Jorit. 

Nuk e dimë nëse Dea do të ishte e lumtur dhe a do qeshte me imitimin e Jorit por ajo që ngelet për t’u thënë është se të dyja vajzat janë shumë simpatike dhe pozitive.

https://www.tiktok.com/@franrespekte1/video/7222353329723051291?embed_source=71112494%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=pamfleti.net%2Fshowbiz%2Fpamjet-e-patransmetuara-te-spektaklit-te-bbv-kthehen-virale-jori-imiton–i167033&referer_video_id=7222353329723051291
Go to TOP