Pamjet e (mos)mirëmbajtjes së infrastrukturës në Restelicë dhe injorimi i KEDS-it, kanë rezultuar me rënien edhe të një shtylle, këtë herë në çatinë e një shtëpie familjare

Dragash, 14.08.2022

Autor: Fatir Berzati/Kosova.info

Restelica është fshati më i madh në këtë komunë rurale të Kosovës dhe banorët e saj, përveç problemeve me furnizimin e rregullt me ​​energji elektrike, janë të kërcënuar edhe nga shtylla e rrënuar, transmeton Kosova.info.

Përkatësisht, për një muaj njëra nga familjet nga ky fshat është injoruar nga zyrtarët e KEDS-it, të cilit i raportuan për një rrezik, pra rënien e shtyllës në një hambar aty pranë, gjatë së cilës kabllot zbritën pak mbi tokë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre dhe të fëmijëve, si dhe banorëve të tjerë të Restelicës dhe më gjerë.

Por ekziston edhe mundësia e rënies së një shtylle tjetër në shtëpinë familjare për shkak të gjendjes së saj (vjetrimit dhe dëmtimit), pas së cilës ekipi i KEDS-it ka ardhur për të bërë foto, ka bërë raport dhe deri më sot, kur këtë shtyllë ka rënë në çatinë e shtëpisë sot paradite, nuk ka pasur asnjë intervenim. Dhe e gjithë kjo, për fat të keq, pas disa thirrjeve dhe vizitave në degën e KEDS-it në Dragash, përveç disa premtimeve kanë hasur në vesh të shurdhër ose pa përgjigje konkrete.

Përveç faktit se dy dekadat e fundit, kishte reduktime të ashpra, energjia elektrike që ata marrin është jashtë standardi, dhe duhej të përdorej në të ashtuquajturat korrigjuesit, por kur ka rrymë elektrike, në linja është rrezik për banorët siç shihet edhe nga fotot që kemi marrë nga vendi i ngjarjes. Foto: Kosova.info

Kësaj radhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, dëmet materiale nuk janë të mëdha, por rreziku për jetën është i pranishëm. Dhe për t’i bërë të gjitha këto edhe më alarmante, ky nuk është rasti i vetëm në këtë komunë, janë shumë shtylla të cilat duhet me u zëvendësuar.

Pas incidentit, pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje, kanë bërë një raport dhe kanë premtuar se do të shkojnë në zyrën e KEDS-it në Dragash.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të zëvendësuar shtyllat e vjetruara dhe ato të demtuara?

Sepse në këto zona edhe kur furnizimi me energji elektrike është i rregullt nuk plotëson standardet minimale. Dhe sipas konsumatorëve, niveli i faturimit është i lartë, në mos 100 për qind.

Ndërsa vetëm pak kilometra në rrjedhën e poshtme të lumit të Restelicës ndodhet një mini hidrocentral, nga i cili popullsia nuk ka asnjë përfitim përveç shtratit të thatë të lumit.

Përveç faktit se dy dekadat e fundit, kishte reduktime të ashpra, energjia elektrike që ata marrin është jashtë standardi, dhe duhej të përdorej në të ashtuquajturat korrigjuesit, por kur ka rrymë elektrike, në linja është rrezik për banorët siç shihet edhe nga fotot që kemi marrë nga vendi i ngjarjes. Foto: Kosova.info

Disa mijëra banorë të Restelicës, sidomos tani që është stina e dasmave dhe festimeve në prani të mergimtarëve, jetojnë në zhurmën e agregatëve dhe pasigurisë energjetike, për shkak të shpërfilljes së kërkesave të tyre për mbështetje si blerës të energjisë elektrike nga kjo kompani, dhe mosmirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit, problem ky i pasqyruar në të gjithë vendin, e sidomos në zonat rurale. Ndërsa nga ana tjetër kërkesa për rritje të çmimit të energjisë elektrike mbetet mister dhe pritet reagimi i organeve kompetente.

Një tjetër fakt që bie në sy është se në këtë segment që të çon në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, Restelicë – Strezimir, është një rrugë e frekuentuar, e cila kalohet rregullisht nga patrullat e policisë kufitare, por edhe të policisë. Mirëpo, nuk ishte aq e “dukshme” për të ndërhyrë. /Kosova.info/

Go to TOP