Barça pret oferta për Aubameyang

Barcelona ditëve të fundit janë shpreh të gatshëm ta shesin Pierre Emerick Aubameyang.
Pavarësisht që u transferua në ‘Camp Nou’ vetëm këtë vit, sulmuesi mund të largohet këtë merkato

Siç raportohet nga Gerard Romero, Barcelona pret oferta për Aubameyang dhe shpresojnë të arrijnë marrëveshje me ndonjë skuadër për transferimin e gabonezit.

Drejtuesit e katalanasve pritet të takohen me agjentin e lojtarit dhe më pas me klubin e interesuar për të.

Chelsea është skuadra që së fundmi ka shfaqur interesim për 33 vjeçarin.

‘Blutë e Londrës’ duhet të paguajnë 25 deri në 28 milionë euro nëse duan shërbimet e sulmuesit.

Xavi Hernandez nuk do të donte që Auba të largohej, por Barça do ta kishte të vështirë ta mbante lojtarin duke pasur parasysh gjendjen e tyre financiare.

Go to TOP