Pamje nga pritja e Osmanit nga Chan-o-cha i Tajlandës 

Presidenca e Kosovës ka publikuar pamjet e pritjes së presidentes Osmani gjatë vizitës zyrtare që është duke e zhvilluar në Tajlandë.

Osmani, sot është pritur nga kryeministri tajlandez, Prayout Chan-o-cha, ku sipas një njoftimi, fokusi i bisedës ishte forcimi i marrëdhënieve ndërshtetërore.

E para e shtetit ka kërkuar nga Chano-cha që Tajlanda ta mbështet Kosovë në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Në takim me Kryeministrin e Tajlandës, Presidentja ka theksuar se Kosova e sheh këtë shtet si aleat në këtë pjesë të botës, ndaj është e interesuar që edhe me ndihmën e saj të ndërtojë marrëdhënie miqësore me shtetet e Azisë Juglindore”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, Osmani në këtë takim ka theksuar nevojën e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve dhe atë për eliminimin e taksimit të dyfishtë, ku thuhet se ajo është angazhuar për rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëzivjes së qytetarëve në mes dy vendeve.

Go to TOP