Pacolli ka një kërkesë publike për kryeministrin Kurtin, ia kujton këtë gjë nga koha sa ishte në opozitë!

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim në facebook ka shpërndarë disa fotografi të pikturave të vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tregoi se ato piktura ishin pjesë e donacionit të tij, që tash e disa vite qëndrojnë të mbuluara.

Krahas kësaj, Pacolli kërkoi nga kryeministri Kurti që t’i zbulojë ato.

“Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeministër apo nuk ju intereson më e kjo lë të kuptojmë se veprimi i atëhershëm ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, deklaroi Pacolli.

Postimi i plotë

Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim.

Go to TOP